Një zgjedhje elegante dhe shumë rezistente për kopshtin tuaj!
Ilex ‘Blue Angel’ është një bimë dekorative gjithnjë e gjelbër me gjethe të errëta, me shkëlqim dhe formë klasike, që i japin ambientit një pamje luksoze gjatë gjithë vitit.
✨ Karakteristikat kryesore:
Gjethe të dendura, ngjyrë jeshile e errët me nuanca blu
Formë kompakte dhe shumë dekorative
Rezistente ndaj të ftohtit dhe kushteve të vështira
Ideale për gardhe, dekorim oborri apo mbjellje individuale
🍒 Në sezon, prodhon kokrra të kuqe dekorative (nëse ka polenizim), që e bëjnë edhe më tërheqëse sidomos në dimër.
📍 Përdorimi:
Perfekte për krijimin e gardheve të bukura, ndarjen e hapësirave apo si pikë fokusi në kopsht.
Produkti është identik si në foto, ndërsa për të arritur pamjen e plotë dhe të dendur si në render kërkon pak kohë dhe mirëmbajtje.