Politika e Rimbursimit

Ofrojmë shërbim të kujdesshëm dhe produkte cilësore për çdo klient. Megjithatë, e kuptojmë që mund të ketë raste kur një porosi duhet të anulohet ose të kthehet. Më poshtë gjeni detajet e politikës sonë për kthime dhe rimbursime:

1. Anulimi i porosisë

Porositë mund të anulohen pa asnjë penalitet derisa të realizohet pagesa. Pasi të jetë bërë pagesa apo dërgesa të jetë nisur, kthimi i produktit do të trajtohet sipas kushteve të mëposhtme.

2. Pagesat

Aktualisht, pagesat realizohen vetëm Cash në dorëzim. Nuk ofrojmë pagesë me kartelë bankare apo përmes sistemeve elektronike.

3. Kthimi i produkteve

Nëse klienti vendos të kthejë një produkt, duhet të kemi parasysh që:

  • Kostoja e kthimit nuk mbulohet nga Fidanishtja Bytyqi.
  • Për produkte të vogla, që dërgohen përmes postës, kostoja standarde e kthimit është 3€ për pako (maksimumi deri në 4 produkte për pako).
  • Për produkte më të mëdha, që kërkojnë transport të veçantë me automjetet tona, kostoja e kthimit është 25€.

4. Gjendja e produktit

Produktet duhet të kthehen në gjendje të papërdorur dhe të padëmtuar. Në të kundërt, nuk mund të pranojmë kthimin ose rimbursimin.

5. Rimbursimet

Rimbursimi realizohet vetëm pas pranimit të produktit të kthyer dhe pas vlerësimit të gjendjes së tij. Vlera e rimbursimit do të jetë vetëm për produktin, ndërsa kostoja e transportit nuk rimbursohet.

Për info shtesë kontaktoni në fidanishtjabytyqi@gmail.com.