
“Nga ideja në realitet , bashkë krijojmë kopshtin tuaj të ëndrrave.”
Për ne, çdo kopsht nuk është vetëm punë apo projekt – është kujdes, jetë dhe kujtime që vazhdojnë për brezat që vijnë.
🌿 Çfarë ofrojmë
-
Projektim dhe dizajnim i kopshtit
-
Rregullimi, pastrimi dhe nivelimi i terrenit
-
Furnizimi dhe mbjellja e bimve dhe barit
-
Instalimi i sistemit të ujitjes automatike

🌟 Pse të na zgjidhni ne
Shumë kanë bimë për të shitur, por jo të gjithë krijojnë kopsht me zemër.
• Përvojë mbi 20 vjeçare dhe staf i trajnuar,
• Bimë të cilësisë së lartë, të importuara dhe kultivuara nga vetë ne,
• Zgjidhje të personalizuara për çdo klient,
• Përkushtim, pastërti dhe korrektësi në çdo projekt,
• Çmime të drejta dhe afate të respektuara,
• Provoje shumë vjecare në të gjithë Kosovën.

🧩 Si funksionon procesi?
1. Konsultim & inspektim në terren
2.Dizajn & ofertë e personalizuar
3.Përgatitja e terrenit & mbjellja
4.Vendosja e sistemit të ujitjes
5.Dorëzimi i projektit gati për përdorim.

Një ekip me rrënjë të thella 💪
Forca jonë qëndron te njerëzit që punojnë çdo ditë me përkushtim. Ekipi ynë përbëhet nga mbi 16 punëtorë, secili me përvojë që varion nga 6 deri në 17 vite – të gjithë të formuar dhe të rritur profesionalisht brenda vetë fidanishtes. Ata nuk janë vetëm të zotë në punën e tyre – janë zemra e çdo kopshti që ne krijojmë.
- - -

Sistemi Ujitjes Automatike
"Montimi i ujitjes automatike është një nga shërbimet tona kryesore, dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë në treg zgjidhje moderne me ujitje automatike të kontrolluar me WiFi. Përdorim sistemin amerikan Rain Bird, të njohur për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij të dëshmuar ndër vite. Ofrojmë instalim të ujitjes automatike pikë-pikë për bimët dekorative dhe sistemin sprinkler për barin, duke siguruar një shpërndarje optimale të ujit për çdo lloj hapësire të gjelbër. Me teknologjinë më të avancuar, garantojmë efikasitet të lartë dhe kursim të ujit, duke mbajtur ambientin tuaj të freskët dhe të shëndetshëm."

RAINBIRD RC2 - Controller
Ne përdorim Rain Bird RC2, programimin më të avancuar që shërben si truri i sistemit të ujitjes suaj. Ky sistem inteligjent siguron efikasitet maksimal dhe menaxhim të lehtë nga pajisjet mobile dhe performancë të qëndrueshme për një mjedis të shëndetshëm.

ELEKTROVALVULAT
Rendesi të veçantë i kushtojmë elektrovalvulave, pasi ato janë zemra e sistemit të ujitjes. Për këtë arsye, përdorim vetëm elektrovalvula të kualitetit maksimal ( Rain Bird), të punuara me hekur, dhe sigurojmë që tubacionet të jenë me trashësi të madhe për qëndrueshmëri dhe fleksibilitet në të ardhmen.
Të gjitha pjesët montohen me holander, duke e bërë çdo sistem të lehtë për rregullime apo zgjerime në të ardhmen. Përveç kësaj, planifikojmë zonat me kujdes të veçantë, për të siguruar një shpërndarje të barabartë të ujit në çdo pjesë.

Zgjidhje e Përsosur për Zonat pa Energji Elektrike – Sistemi Italian Claber
Në zonat ku energjia elektrike është e paqasshme, ne përdorim sistemin italian Claber me bateri, një zgjidhje inovative dhe lider në këtë sektor. Ky sistem garanton funksionalitet të plotë dhe efikasitet maksimal, duke kombinuar cilësinë italiane me teknologjinë më të avancuar.
Sistemi Claber është i projektuar për të funksionuar në mënyrë të pavarur dhe të qëndrueshme, duke ju ofruar zgjidhjen ideale për një ujitje të saktë dhe të besueshme, edhe në zonat më të largëta.
Fidanishtja Bytyqi – partneri juaj për zgjidhje të zgjuara dhe efikase në çdo kusht!
📞 Na kontaktoni
🎯 Po planifikoni një kopsht të ri apo doni të rinovoni hapësirën tuaj?
Na kontaktoni sot për një konsultim pa obligim.
TEL: 049 559 888