Kushtet e Përdorimit
Mirësevini në Fidanishten Bytyqi. Duke përdorur shërbimet tona dhe duke bërë porosi, ju pranoni këto Terma dhe Kushtet. Lexoni me kujdes për të kuptuar të drejtat dhe detyrimet tuaja. Nëse nuk jeni dakord me këto kushte, ju lutemi mos përdorni shërbimet tona.
Përdorimi i Shërbimeve
Fidanishtja Bytyqi ofron produkte për shitje përmes faqes së saj dhe kanaleve të tjera. Përdorimi i shërbimeve tona është i mundur vetëm për individët që janë të aftë për të lidhur marrëveshje ligjore. Kjo do të thotë se përdoruesit duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë aftësi të plota për të kontraktuar.
2. Procesi i Porosisë
Kur bëni një porosi përmes faqes sonë ose kanaleve të tjera, ju pranoni të bëni pagesën për produktet dhe shërbimet që kërkoni. Fidanishtja Bytyqi rezervon të drejtën për të refuzuar ose anuluar çdo porosi nëse informacioni i dhënë është i pasaktë, i paplotë ose nuk përputhet me kushtet tona të shitjes.
3. Çmimet dhe Pagesat
Çmimet për produktet dhe shërbimet janë të përcaktuara në faqen tonë të internetit dhe mund të ndryshojnë. Të gjitha pagesat bëhen në dorëzim, përmes Cash në dorëzim. Çmimet nuk përfshijnë kostot e transportit, për të cilat informoheni përpara se të bëni porosinë.
4. Transporti dhe Dërgesa
Ne ofrojmë transport përmes postës për produktet që mund të dërgohen me postë dhe me mjete të tjera për produktet që kërkojnë transport të veçantë. Çmimi i transportit është i përcaktuar për secilën kategori produktesh. Fidanishtja Bytyqi do të bëjë gjithçka të mundur për të siguruar që porosia të arrijë në gjendje të shkëlqyer dhe në kohë, por nuk mund të jemi përgjegjës për vonesat ose dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit.
5. Politika e Kthimit
Për çdo problem me produktin, mund të kthehet brenda kushteve të përcaktuara në Politikën e Kthimit. Kostoja e kthimit të produkteve dhe procedurat e kthimit janë të përcaktuara në politikën përkatëse.
6. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale
Të gjitha përmbajtjet në këtë faqe, duke përfshirë por jo vetëm, tekstin, grafikën, logot, imazhet dhe dizajnet janë të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe nuk mund të përdoren pa lejen e shprehur nga Fidanishtja Bytyqi.
7. Kontakt
FIDANISHTJA BYTYQI N.T.Sh.;
fidanishtjabytyqi@gmail.com
Fidanishtja Bytyqi, Drenoc, Klinë, Kosovë, 32000;
+386 49 559 888
812244862