Ujitja automatike për kopshte në Kosovë nuk është luks, por domosdoshmëri. Bari dhe bimët kërkojnë ujitje të rregullt, të kontrolluar dhe me sasi të saktë. Kjo është e vështirë të arrihet me ujitje manuale, për shkak të mungesës së kohës dhe obligimeve të përditshme.
Pse ujitja e rregullt është thelbësore për bimët dhe barin
Pa ujitje të rregullt:
-
bimët stresohen dhe nuk zhvillohen si duhet,
-
bari humb ngjyrën dhe dendësinë,
-
toka dëmtohet nga ujitja e gabuar.
Sistemi i ujitjes automatike siguron ujitje të vazhdueshme dhe të balancuar, pa ndërprerje.
Ujitja e barit me sprinkler duhet të jetë e njëtrajtshme
Bari kërkon ujitje:
-
të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen,
-
me depërtim rreth 10–15 cm në tokë.
Nëse një pjesë e barit ujitet më shumë dhe një pjesë më pak:
-
bari nuk ka ngjyrë të njëjtë,
-
krijohen zona të dobëta,
-
rritet rreziku i dëmtimit të tokës dhe i urithit.
Sistemet profesionale të ujitjes automatike për bar garantojnë shpërndarje të njëtrajtshme të ujit.
Ujitja e bimëve me pikë-pikë – zgjidhja e duhur
Ujitja e bimëve me zorrë ose me presion të lartë nuk lejon përthithje të mirë të ujit nga toka. Për këtë arsye përdoret ujitja pikë-pikë, e integruar në sistemin e ujitjes automatike.
Avantazhet e ujitjes pikë-pikë:
-
uji jepet ngadalë,
-
toka ka kohë ta thithë ujin,
-
uji shkon direkt te rrënjët.
Çdo bimë mund të ketë pikatore të personalizuar sipas litrave, varësisht nga nevoja e saj.
Pajisjet dhe teknologjia që përdorim
Montimi i ujitjes automatike është një nga shërbimet tona kryesore, dhe jemi ndër të parët që kemi sjellë në treg zgjidhje moderne me ujitje automatike të kontrolluar me WiFi. Përdorim sistemin amerikan Rain Bird, të njohur për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij të dëshmuar ndër vite. Ofrojmë instalim të ujitjes automatike pikë-pikë për bimët dekorative dhe sistemin sprinkler për barin, duke siguruar një shpërndarje optimale të ujit për çdo lloj hapësire të gjelbër. Me teknologjinë më të avancuar, garantojmë efikasitet të lartë dhe kursim të ujit, duke mbajtur ambientin tuaj të freskët dhe të shëndetshëm."
-
Ne përdorim Rain Bird RC2, programimin më të avancuar që shërben si truri i sistemit të ujitjes suaj. Ky sistem inteligjent siguron efikasitet maksimal dhe menaxhim të lehtë nga pajisjet mobile dhe performancë të qëndrueshme për një mjedis të shëndetshëm.
-
Rendesi të veçantë i kushtojmë elektrovalvulave, pasi ato janë zemra e sistemit të ujitjes. Për këtë arsye, përdorim vetëm elektrovalvula të kualitetit maksimal ( Rain Bird), të punuara me hekur, dhe sigurojmë që tubacionet të jenë me trashësi të madhe për qëndrueshmëri dhe fleksibilitet në të ardhmen.
Të gjitha pjesët montohen me holander, duke e bërë çdo sistem të lehtë për rregullime apo zgjerime në të ardhmen. Përveç kësaj, planifikojmë zonat me kujdes të veçantë, për të siguruar një shpërndarje të barabartë të ujit në çdo pjesë. -
Në zonat ku energjia elektrike është e paqasshme, ne përdorim sistemin italian Claber me bateri, një zgjidhje inovative dhe lider në këtë sektor. Ky sistem garanton funksionalitet të plotë dhe efikasitet maksimal, duke kombinuar cilësinë italiane me teknologjinë më të avancuar.
Sistemi Claber është i projektuar për të funksionuar në mënyrë të pavarur dhe të qëndrueshme, duke ju ofruar zgjidhjen ideale për një ujitje të saktë dhe të besueshme, edhe në zonat më të largëta.
Fidanishtja Bytyqi – partneri juaj për zgjidhje të zgjuara dhe efikase në çdo kusht!
Çdo sistem projektohet individualisht, sipas kopshtit dhe llojit të bimëve.
Përfundim
Ujitja automatike për kopshte është baza e një kopshti të shëndetshëm. Ajo siguron ujitje të rregullt, të njëtrajtshme dhe të kontrolluar, gjë që është e pamundur të arrihet vazhdimisht me ujitje manuale.
Për kushtet klimatike dhe jetesën në Kosovë, ujitja automatike nuk është luks, por nevojë reale.