Këtu kemi përmbledhur pyetjet që na bëhen më shpesh nga klientët tanë lidhur me fidanët, mbjelljen dhe kujdesin e tyre. Qëllimi ynë është të ofrojmë informacione të sakta dhe praktike, bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare.
Kur është koha më e mirë për mbjelljen e fidanëve?
Me kalimin e kohes dhe pervojen e gjate, sot mbjellja mund të bëhet gjatë gjithë vitit, përderisa fidani është i vazuar (i mbjellë në vazo).
Të gjithë fidanët që ne ofrojmë janë të vazuar. Ata nxirren nga toka dhe futen në vazo 6–12 muaj para se të dalin në shitje, çka garanton siguri maksimale dhe shmang rrezikun e tharjes pas mbjelljes.
Fidanët e vazuar mund të mbillen edhe gjatë periudhave të nxehta, përderisa ujitja është e rregullt.
Në rastet kur fidani nuk është i vazuar, vjeshta mbetet koha ideale për mbjellje, sepse temperaturat janë më të ulëta dhe rrënjët nuk stresohen nga nxehtësia.
Sipas përvojës sonë, pranvera është koha më e mirë për rregullimin e oborrit dhe kopshtit, sepse fidanishtja është më e furnizuar dhe bimët kanë kohë të përshtaten para verës.
Sa thellë duhet të mbillet fidani?
Në përgjithësi, fidanët e vazuar mbillen 5–10 cm mbi nivelin e dheut që kanë në vazo. Megjithatë, kjo nuk vlen për të gjitha bimët.
Shembull konkret është dardha, e cila duhet të mbillet mbi pikën e shartimit, pasi ajo është pjesa më e ndjeshme e bimës. Mbulesa e pikës së shartimit me dhe mund të dëmtojë trungun në të ardhmen.
Çfarë distance duhet të ketë mes fidanëve?
Distanca mes fidanëve varet nga lloji i bimës, qëllimi i mbjelljes, hapësira në dispozicion.
Te drunjtë dekorativë zakonisht rekomandohet 4–5 metra distancë, sidomos në oborre ose pranë rrugëve.
Në disa raste, mbjellja e dy ose më shumë drunjve në një gropë përdoret për të krijuar pamje natyrale dhe kjo nuk paraqet problem për bimët dekorative.
Distanca bëhet kritike kryesisht te plantacionet frutore, ku rendimenti dhe qarkullimi i ajrit janë faktorë të rëndësishëm.
A duhet të krasitet fidani menjëherë pas mbjelljes?
Krasitja mund të ndihmojë shumë pas mbjelljes, por vetëm nëse bëhet në kohën e duhur dhe për llojin e duhur të bimës.
Disa bimë nuk e tolerojnë krasitjen jashtë periudhës së tyre specifike dhe kjo mund të çojë deri në tharje.
Për këtë arsye, krasitja duhet të bëhet vetëm me këshillë profesionale.
Sa shpesh duhet ujitur fidani vitin e parë?
Rekomandohet që fidanët të ujiten rreth 3 herë në javë, veçanërisht gjatë muajve të verës. Megjithatë, më e rëndësishme se shpeshtësia është mënyra e ujitjes.
Presioni i madh i ujit bën që toka të mos e thithë ujin si duhet. Në pamje të parë duket se fidani është ujitur, por rrënjët mbeten të thata.
Zgjidhjet më të mira janë krijimi i një korite ne dhe rreth bimës, ose përdorimi i ujitjes automatike pikë-pikë, ku uji jepet ngadalë dhe toka ka kohë ta thithë.
Për barin rekomandohet sistemi sprinkler, sepse siguron ujitje të njëtrajtshme. Ujitja gjatë natës është e mirë, por jo më shumë se 15 minuta me presion standard.
A ka nevojë fidani për pleh në fillim?
Plehu është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bimës, por nuk rekomandohet përdorimi i tij pa ujitje të rregullt. Në kushte të tilla, plehu mund ta dëmtojë bimën.
Kur ujitja është e rregullt, plehu bëhet vendimtar për rritjen. Lloji i plehut përcaktohet gjithmonë sipas periudhës së vitit dhe llojit të bimës.
Si të mbrohen fidanët nga ngricat?
Në Kosovë, ngricat kanë qenë më problematike në të kaluarën, por gjatë 5–6 viteve të fundit janë zbehur. Megjithatë, bimë si palmat dhe ulliri mbeten të ndjeshme.
Zgjidhja është mbështjellja me geotekstil ose najlon special, sigurimi i ajrosjes për të shmangur kalbjen.
Mbështjellja zakonisht bëhet rreth 25 dhjetorit, varësisht nga moti. Temperaturat deri në -5°C nuk paraqesin rrezik serioz, ndërsa -12°C deri -13°C mund të jenë problematike për disa bimë.
Çfarë bëhet nëse fidani nuk rritet si duhet?
Në këto raste rekomandohet gjithmonë konsultimi me ekspertë. Shkaqet më të zakonshme janë ujitja e parregullt, përdorimi i gabuar i plehut, mbjellja në vend të papërshtatshëm.
Ne ofrojmë këshilla falas për të identifikuar dhe zgjidhur problemin.
Pas sa vitesh fillon prodhimin një pemë frutore?
Fidanët frutorë që ne ofrojmë zakonisht fillojnë të japin fruta menjëherë, përderisa kushtet klimatike janë normale. Vetëm në raste ekstreme, si ngricat e forta, frytdhënia mund të vonohet.
A bëni dërgesë në të gjithë Kosovën?
Po, ne bëjmë dërgesë të fidanëve në të gjithë Kosovën. Fidanët paketohen me kujdes për të ruajtur cilësinë gjatë transportit.
Çfarë ndodh nëse fidani dëmtohet gjatë transportit?
Nëse fidani dëmtohet gjatë transportit, klienti ka të drejtë të anulojë porosinë ose të kërkojë kthim. Ne ofrojmë zgjidhje të drejta dhe fleksibile.
A ofroni këshilla dhe planifikim pas blerjes?
Po. Këshillat janë falas për çdo klient. Për kopshtet dhe plantacionet që i rregullojmë, bëjmë edhe vizita kontrolli për të siguruar zhvillim të shëndetshëm të bimëve.