Një mur i gjallë është zgjidhja perfekte për të krijuar privatësi, hijeshi dhe mbrojtje në kopshtin tuaj. Përveç estetikës, bimët që përdoren për mur të gjallë kanë një rol të rëndësishëm në filtrimin e ajrit, reduktimin e zhurmës dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm. Në vijim, do të paraqesim disa nga opsionet më të mira të cilat mund të përdoren për krijimin e një muri të gjallë, duke theksuar veçoritë dhe avantazhet e tyre.
1. Thuja Brabant – Zgjedhja Më e Mirë.
Thuja Brabant është një nga bimët më të preferuara për krijimin e murit të gjallë. Ajo ka jetëgjatësi të jashtëzakonshme, nuk preket nga sëmundjet dhe nuk ka nevojë për spërkatje. Gjethet e saj të dendura dhe ngjyra e bukur e gjelbër krijojnë një pamje natyrale tërheqëse dhe mbrojtje të plotë nga erërat dhe ndotja. Përveç këtyre avantazheve, Thuja Brabant lidhet mjaft mirë në mes vete, duke krijuar një mur kompakt dhe të qëndrueshëm. Disavantazhi i vetëm i saj është se mund të ngatërrohet nga klientet me Thuja Smaragd ose Columnaris, të cilat kanë një jetëgjatësi më të shkurtër.
2. Cypressus Leylandii – Rritje e Shpejtë, Por Jetëgjatësi e Shkurtër
Një alternativë shumë e përhapur është Cypressus Leylandii, një pishe që rritet shumë shpejt dhe krijon një mur të dendur në një kohë të shkurtër. Megjithatë, kjo bimë ka një jetëgjatësi relativisht të shkurtër, gjë që duhet të merret parasysh në planifikimin afatgjatë të kopshtit.
3. Prunus Laurocerasus (Kishloberi) – Elegancë dhe Harmoni
Kishloberi është një opsion fantastik për ata që dëshirojnë një mur të gjallë me një pamje elegante. Gjethet e tij janë të ngjashme me ato të limonit, me një shkëlqim të veçantë, dhe e bëjnë atë një zgjedhje ideale për kopshtet europiane. Kombinohet lehtësisht me bimë të tjera dhe krijon një ambient harmonik.
4. Cypressus Arizonica – Ngjyrë e Bardhë dhe Mbrojtje nga Insektet
Ky lloj peme ka një pamje të bukur me ngjyrë të bardhë të hirtë dhe arrin lartësi deri në 7 metra. Një veçori e veçantë e saj është aftësia për të larguar insektet, si mushkonjat, gjë që e bën atë shumë të preferuar për zonat ku ka problem me insektet. Mund të përdoret si bimë e vetme ne kopsht ose ne bashkësi për krijimin e murit të gjallë.
5. Photinia Fraseri ‘Red Robin’ – Ngjyrë dhe Aromë E veçanta
Red Robin ka gjethe të kuqe dhe lule me aromë të këndshme, duke krijuar një mur të gjallë shumë atraktiv. Kombinimi i ngjyrës së kuqe me gjelbërimin rrethues e bën kopshtin të duket i sofistikuar dhe i kuruar.
6. Photinia Compata – Një Variant i Red Robinit
Ky varietet i Photinia Fraseri ka gjethe më të vogla dhe më të kuqe. Rritet më ngadalë dhe nuk arrin lartësinë e Red Robinit, por ruan të njëjtën pamje estetike dhe vlerat dekorative.
Rëndësia e Ujitjes dhe Sistemi i Ujitjes Automatike
Të gjitha bimët e përmendura kanë nevojë për ujitje të rregullt, sidomos në periudhat e nxehta. Një sistem automatik ujitjeje është një investim i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bimëve. Ujitja 2-3 herë në javë në periudhën e verës siguron një rritje të shpejtë dhe të shëndetshme.
Pse të Zgjidhni Shërbimet Tona?
Ne ofrojmë fidane të cilësisuara, bëjmë mbjelljen e tyre, rregullojmë kopshte, montojmë sisteme ujitjeje dhe ofrojmë këshillim profesional për përkujdesjen e bimëve. Me eksperiencën tonë, do t'ju ndihmojmë të krijoni një ambient të bukur dhe funksional.
Na kontaktoni për më shumë informacion dhe për të zbuluar opsionet më të mira për kopshtin tuaj!